Kongresi i 70-të i FIFA shtyhet për shkak të COVID-19 - FSHF

Kongresi i 70-të i FIFA shtyhet për shkak të COVID-19

Për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 në shumë vende të botës, organizatat e shëndetit dhe qeveritë përkatësë kanë këshilluar në mbylljen e kufijve apo dhe në masa të tjera të rëndësishme për ta përballuar këtë situatë.

E ndodhur në këto kushte, përmes një letre drejtuar anëtarëve edhe FSHF-së,  FIFA ka vendosur në shtyrjen e Kongresit të 70-të,  i planifikuar më 5 qershor 2020 dhe ka përcaktuar datën e re 18 shtator 2020, në Addis Ababa, Etiopi. Me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës, shëndëtin e tyre dhe pjesëmarrjen e plotë në këtë Kongres të saj.

Federatat anëtare të FIFA-s, sipas letrës së dërguar prej tyre, kanë mundësinë të përfaqësohen në Kongresin e 18 shtatorit me tre delegatë.