Konferencë për shtyp Ylber Ramadani dhe Emanuele Ndoj - FSHF

Konferencë për shtyp Ylber Ramadani dhe Emanuele Ndoj

Sot u zhvillua edhe konferenca per shtyp e dy lojtareve te Kombetares U-21 , Emanuele Ndoj dhe Ylber Ramadani.
Kombëtarja Shpresa kërkon të kthehet tek fitorja në ndeshjen me Irlandën e Veriut që është e pesta për eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe. Entuziazëm te kuqezinjtë e Alban Bushit që shfaqen optimist në konferencën për shtyp. Mesfushorët Ylber Ramadani dhe Emanuele Ndoj janë të bindur se kuqezinjtë do të marrin maksimumin nga kjo sfidë.

“Është një ndeshje tepër e rëndësishme për objektivin që kemi. E vlerësojmë kundërshtarin por futemi në fushë me qëllimin e vetëm për të fituar pasi jemi një grup shumë i mirë”, u shpreh Ramadani.

“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen me Irlandën, jemi të fokusuar vetëm tek ky takim. Kemi demostruar futboll më të mirë se kundërshtarët dhe besoj se fitoja do të jetë për ne”, tha Ndoj.


Duke kontrolluar karten...