Konferencë për shtyp, flasin Armando Sadiku dhe Eros Grezda - FSHF

Konferencë për shtyp, flasin Armando Sadiku dhe Eros Grezda

Futbollistët e kombëtares, Armando Sadiku dhe Eros Grezda, kanë dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese të EURO 2020, në 22 mars ndaj Turqisë në Shkodër dhe 25 mars në Andorra.

Armando Sadiku në fjalën e tij u shpreh: ” Jam rikthyer pas 1 viti. Jam i lumtur, me energji dhe pozitivitet. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe të kthehem te goli. Në aspektin fizik jam shumë mirë. Te Lugano kam luajtur 7 ndeshje. Për momentin jam shumë mirë. E kam ndjekur gjatë gjithë ndeshjeve. Nuk është se kemi zhvilluar nga ato lojërat tona më të mira. Kemi treguar që nëse luajmë si grup marrim rezultatet pozitive. Ka munguar goli, shpresoj që me rikthimin tim të arrij të shënoj dhe të marrim atë që të gjithë shqiptarët presin. Çdo lojtar vjen për të luajtur. Janë zgjedhjet e trajnerit. Unë do jem gati.Kam folur me trajnerin kur kam qenë i dëmtuar. Më ka thënë që ne të presim, jepi forca dhe këtë kam bërë, ja ku jam sot.Kur vjen me Kombëtaren është diçka tjetër. Është një ndjenjë që e ke përjetuar që fëmijë. Është një gjë shumë e veçantë. Nuk e di kush është Durmishaj. Nuk e njoh. Thjesht kam lexuar disa lajme. Uzuni ka bërë ndeshje të mira. Unë ku ta gjej që të luajë me lojtarë të shpejtë si Grezda dhe Uzuni. Shpresoj që Erosi të kthehet në formë. Shpresoj të bëjmë mirë të 3 përpra. Jam i gëzuar që kam lojtarë të shpejt në krah që mund të më furnizojnë me topa. Ka shumë lojtarë cilësorë brenda ekipit. Ka emra më të mirë se ne. Pavarësisht se kemi fituar, kjo nuk do të thotë se do e nënvlerësojmë kundërshtarin. Do jemi të karikuar për të përsëritur atë ndeshje. Ishalla me ndihmën e Zotit marrim 6 pikë. Edhe me 4 pikë do ishim të kënaqur. Sot në mëngjes vumë një bast me trajnerin. Na premtoi në qoftë se fitoni 6 pikë do na dhurojë diçka.Duhet të jemi bashkë. Vetëm kështu mund të arrijmë grupin që kishim para 4 vitesh. Grupin e kemi, mund të arrijmë këtë gjë. Atmosfera është e mirë. Të gjithë janë çuna të mirë. Ne duhet t’i ndihmojmë pak të futen në ekip. Atmosfera është shumë e mirë në këto ditë, më vonë nuk e di. Në qoftë se do të jepja asist për Grezdën dhe ai të shënonte, do isha më i gëzuar se të shënoja vetë.”

Eros Grezda theksoi: “Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë makismumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta. Për sa kohë që jam këtu do jem gati në çdo vend. Nuk ka rëndësi luaj në të djathtë ose në të majtë. Jam shumë i lumtur që është rikthyer Sadiku. Shpresoj të kombinojmë në fushë dhe të bëjmë më mirë. Merremi vesh shumë mirë me të dhe do të bëjmë më të mirën. Më shumë këshilla më ka dhënë Panucci, të dy janë profesionist dhe e bëjnë punën shumë mirë. Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip me të vogël se vetja. Në Europianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëtën gjë kemi një grup shumë të mirë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar. Kur u dëmtova më thanë se ishte serioze. Gjëja e parë që më shkoi në mendje është mos të humbasë kombëtaren, ndihem shumë mirë kam punuar dhe me trajner privat, për të arritur këto sfida.”