Konferencë për shtyp e trajnerit Xhemal Mustedanagic para ndeshjes me Kroacinë - FSHF

Konferencë për shtyp e trajnerit Xhemal Mustedanagic para ndeshjes me Kroacinë

Trajneri i përfaqësues U-17 Dzemal Mustedanagic ka dalë sot në një konferencë një ditë përpara ndeshjes Shqipëri U17 – Kroaci U17 e cila do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Mustedanagic u shpreh: “Unë besoj tek kjo skuadër dhe tek lojtarët që kam në dispozicion. Nqs flasim për grupin tonë, Kroacia është favorite më pas vjen Spanja, bëhet fjalë dy ekipet më të forta në Europë, por nuk u trembemi dhe do të tentojmë të kualifikohemi në Elite Round. Ndaj Kroacisë do ta kemi të vështirë. Shumë prej futbollistëve që janë pjesë e kësaj kombëtareje kanë vite që luajnë me njëri tjetrin. Ne do të mundohemi ti marrim pikë njerit mes dy favoritëve. Nqs do ti marrim pikë Spanjës ose Kroacisë, këtë nuk e di, por do të ishte një surprizë e madhe. Kemi dëshirën e madhe për të fituar. Në ekipet kombëtare ndodhin rezultatet e papritura. Ne kemi strategjinë tonë dhe besojmë se do të bëjmë dicka. Cdo lojtar i yni do të japë maksimumin në fushë. Dëshirojmë të dalim të fituar ndaj çdo kundërshtari. Une do të hedh në fushë një skuadër të orientuar drejt sulmit. Jemi stërvitur kemi përgatitur disa skema për mënyrën se si do të dalim përpara. Mbrojtje të fortë dhe të përgjegjshme. Sepse një mbrojtje e fortë është një sulm i fortë.Kërkoj që tifozët të jenë sa më të shumtë në numër dhe të japim mbështetjen e tyre maksimale. Mendoj dhe besoj që nuk do ti zhgënjejmë, prandaj të vinë dhe të na mbështesin.”


Duke kontrolluar karten...