Konferencë për shtyp e trajnerit të U-19, Nevil Dede - FSHF

Konferencë për shtyp e trajnerit të U-19, Nevil Dede

Trajneri i përfaqësueses U-19, Nevil Dede ka dalë sot në orën 10:00 në ambjentet e FSHF-së, në një konferencë për shtyp. Dede ka folur para medias për grumbullimin e U-19 për një javë më rradhë në resortin “Tropikal” ku do të shikohet harmonia e grupit dhe gjendja fizike.

“Ky është një grumbullim, mbi të gjitha për të parë elementët kryesorë që kanë qenë në skuadër, por edhe prurjet e reja, që kanë ardhur si pasojë e seleksionimeve që bëmë gjatë vitit të kaluar në Greqi, Maqedoni dhe Itali. Por, të grumbulluarit janë edhe pjesë e riseleksionimeve që janë bërë në kampionatin shqiptar. Nga informacioni i parë, që kam deri tani, mund të them se është e mirë. Nuk mund të them më shumë. Pasi të mbarojë ky grumbullim, atëherë mund të kem një ide më të qartë. Por, besoj se ka lojtarë shumë të talentuar dhe me të ardhme. Gjithmonë flasim për momentin, sepse zhvillimet e lojtarëve në tilla mosha janë pak të vështira. Kjo moshë është shumë delikate, pasi mbarojnë tek ekipet respektive të të rinjve dhe pastaj është shumë e vështirë që të gjejnë hapësirat e duhura me ekipet e para. Kalojnë periudha shumë të vështira, me ulje-ngritje të mëdha, dhe kjo nuk më bën të qartë përsa i përket vazhdimësisë së këtyre lojtarëve. Për momentin kemi elementë shumë të mirë. Lista është shumë e madhe, janë mbi 60 lojtarë. Ne do t’i mbajmë nën vëzhgim, do të kenë vëmendjen tonë maksimale. Besoj se do të bëjmë një punë shumë të mirë”.
Video e plotë:

Lista e futbollistëve të grumbulluar: