Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit për femra, mosha U-19, Nevil Dede ka dalë sot në orën 10:30 në një konferencë per shtyp sebashku me kapitenen e ekipit Uendi Muja. Shqiperia ne kualifikueset e “EURO 2019” qe do te zhvillohen nga data 25 deri 31 tetor 2017, bën pjesë në grupin e 4 sëbashku me Spanjën, Azerbajxhanin dhe Ukrainën. Trajneri Dede në fjalen e tij u shpreh: “Të jem i sinqertë, kundërshtarët janë shumë të avantazhuar ndaj nesh. Spanja në tre edicionet e fundit ka qenë finaliste me kombëtaret e moshave. Ukraina është forcë e dytë e grupit dhe ka një eksperiencë 10 vjet më shumë se ne në organizim, si te U-17 dhe në U-19. Po kështu edhe Azerbajxhani. Ne jemi ekip që qëllim kryesor ka furnizimin e Kombëtares A. Bashkëpunimi me trajnerin Grima ka qenë perfekt. E falenderoj që na ka dhënë mundësi të grumbullojmë kapitenen Uendi Muja, pasi ekipi A ka ndeshje sot. Objektivat janë të vështira për t’i shprehur. Ne do të pretendojmë të dalim më mirë sesa sezoni e shkuar. Duhet të përmirësohemi vit pas viti. Duhet të renditemi të paktën në vendin e tretë”- theksoi Dede.
Video e plotë:https://youtu.be/ji78g8I2VoM
Grupi 4
Shqipëri
Azerbajxhan
Spanjë
Ukrainë
25 tetor
12:00 Azerbajxhan – Ukrainë “Kamza Stadium”
14:00 Spanjë – Shqipëri “Niko Dovana”
28 tetor
12:00 Spanjë – Azerbajxhan “Kamza Stadium”
14:00 Ukrainë – Shqipëri “Niko Dovana”
31 tetor
14:00 Ukrainë – Spanjë “Kamza Stadium”
14:00 Shqipëri – Azerbajxhan “Niko Dovana”

















