Konferencë për shtyp, Alban Bushi flet pas dy ndeshjeve me Turqinë dhe Andorrën - FSHF

Konferencë për shtyp, Alban Bushi flet pas dy ndeshjeve me Turqinë dhe Andorrën

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për dy ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Bushi në fjalën e tij u shpreh:” Me Turqinë ekipi luajti mirë për 90 minuta, e dominuam ndeshjen. Krijuam 3-4 raste për gol, por Turqia me alternativat që ka realizoi një gol në fund për shkak se mbrojtja ishte vendosur keq. Kjo ndodh sepse lojtarët tanë nuk luajnë shumë. Kemi probleme në mbrojtje. Në ndeshjen me Andorrën nuk kishim kohën e duhur, sepse udhëtuam direkt. Në fushë plastike na u dëmtua Shehu. Kërkuam anulimin e ndeshjes për shkak të fushës. Megjitahtë, të nesërmen ata vendosën të luanim atje. Na u vra edhe Malaj. Nuk është i pranueshëm ky rezultat, por, gjithsesi, duke parë rezultatet e tyre janë të justifikuara. Thosha gjithmonë pse janë kaq të fortë në shtëpi, por vjen si pasojë e fushës. Do ta shënonim shumë shpejt edhe golin e dytë, por u bë një gabim individual. Nuk duhet ta kishim marrë si barazim. E dominuam Anodrrën, gjithsesi është e pafalshme. Ekipi po luan mirë, por na penalizoi fusha. Nuk luhet në 2019-tën në atë fushë. Iu drejtuam edhe UEFA-s. I mësojmë lojtarët të luajnë “FAIR”, jo të vonohen siç bëjnë ata. Kam evidentuar shumë lojtarë. Rast i fundit është Bajrami, që s’ka qenë tek ekipet e moshave. Ky është objektivi i FSHF-së. Këtë më kanë venë si objektiv. Duhet të çojmë sa më shumë në ekipin A. Lojtarë Shqipëria ka edhe nga Maqedonia. Skautët janë atje dhe po ndjekin lojtarë. Probleme kemi në repartin e mbrojtjes. Të gjithë Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët sulmues dhe mesfushorë. Po punohet me mbrojtjen dhe shpresoj që të kemi një mbrojtje më të fortë. Nuk bëhet fjalë për qoka. Nuk e imagjinoj dot si mund të bëhet një qokë. Patjetër që mund të gabojmë. Gjithsesi, kemi menduar të bëjmë të mirën. Pavarësisht se në Andorra duhet të kishim fituar. Opinioni i të tjerëve nuk më intereson. Unë pashë 2-3 lojtarë që nuk dhanë maksimumin në fushë, pavarësisht fushës. Jam i indinjuar me këtë pjesë. Ishte e pafalshme. Dua të bëhem trajner i mirë, por duhet edhe kohë. Objektivat i vënë të tjerët, jo specialistët dhe gazetarët. Nëse ne kemi mirë mirë apo keq, është federata që e vlerëson. Mendoj se kemi bërë mirë deri tani. E keni pranuar dhe ju, që kundërshtarët janë më të fortë. o fare, s’e kam menduar. Nuk kemi objektiv për t’u kualifikuar, është ndeshja erradhës dhe prurja në Kombëtare A. Jam përqendruar këtu, është emocion i madh. S’e kam menduar kurrë për Kombëtaren A. Mund t’i marrim të gjitha pikët, por edhe jo. Kemi treguar se dimë të luajmë. Në këtë grup do të lëmë shumë ekipe mbrapa nesh. Për të qenë realist, ne jemi të interesuar që të luajmë me 3 sulmues. Është vetëm fillimi dhe mendoj shumë shpejt do ta bëjmë edhe këtë. Nuk është se duhet bërë 100%. Ne duhet të marrim një model. Holanda, Italia, kanë shumë lojtarë dhe mund t’i provojnë këto. Do të bëhet diçka shumë e mirë me ekipet kombëtare.”