Komiteti HatTrick i UEFA-s diskuton projektet, mbledhja e ardhshme bëhet në Tiranë - FSHF

Komiteti HatTrick i UEFA-s diskuton projektet, mbledhja e ardhshme bëhet në Tiranë

Komiteti HatTrick i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës për të diskutuar ecurinë e projekteve dhe implementimin e tyre. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e Nën Kryetarit të “HatTrick”.

Një nga temat kryesore ka qenë diskutimi dhe miratimi i projekteve të paraqitura në këtë komitet. Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me bashkëpunimin në projektin e zhvillimit të futbollit FIFA Forward, apo ecuria e punës së Akademisë së UEFA-s.

Ndërkaq, takimi i radhës i Komitetit HatTrick të UEFA-s do të mirëpritet nga FSHF në Tiranë më 11 mars 2021. Në fakt, ky komitet kishte përzgjedhur Tiranën për të zhvilluar mbledhjen e 11 tetorit 2020, por për shkak të pandemisë Covid-19 pati një ndryshim të axhendës.