Komiteti HatTrick i UEFA-s diskuton projektet, mbledhja e radhës mbahet në Helsinki - FSHF

Komiteti HatTrick i UEFA-s diskuton projektet, mbledhja e radhës mbahet në Helsinki

Komiteti HatTrick i UEFA-s është mbledhur sot në Nyon të Zvicrës për të diskutuar ecurinë e projekteve të qeverisë së futbollit europian si edhe miratimin e disa pikave kryesore.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, në cilësinë e Nën Kryetarit të “HatTrick”.

Gjatë mbledhjes në Nyon të Zvicrës u miratuan pikat e diskutuara në dy mbledhjet e fundit të këtij Komiteti, që janë mbajtur më 4 tetor 2023 në Beograd dhe 11 dhjetor 2023 online.

Një nga temat kryesore ka qenë edhe diskutimi dhe miratimi i projekteve të paraqituara në këtë komitet, si edhe çështjet financiare. Gjithashtu është diskutuar lidhur me bashkëpunimin në projektin e zhvillimit të futbollit FIFA Forward, apo ecuria e punës së Akademisë së UEFA-s.

U vendos edhe data dhe vendi për mbledhjen e radhës të Komitetit HatTrick që do të mbahet në Helsinki, më 2 tetor 2024.