Komiteti Ekzekutiv zhvillon mbledhjen e rradhës - FSHF

Komiteti Ekzekutiv zhvillon mbledhjen e rradhës

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga Departamente të ndryshme në FSHF.

Në fillim të mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rendin e ditës dhe procesverbalin e mbledhjes së zhvilluar më 19 Shtator 2019.

Më pas janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar disa ndryshime të rregullores së Licensimit, në kundër të procesit që kemi nisur këtë sezon me të gjithë klubet.

Në të njëjtën kohë janë miratuar edhe vëndet vakante në Komisionin e Licensimit si dhe në Komisionin e Prokurimeve.