KOMITETI EKZEKUTIV ZHVILLON MBLEDHJEN E RADHËS - FSHF

KOMITETI EKZEKUTIV ZHVILLON MBLEDHJEN E RADHËS

U zhvillua sot në Federatën Shqiptare të Futbollit mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar në lidhje me disa çështje të rëndësishme të përcaktuara në rendin e ditës si dhe ka miratuar disa propozime.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi datën dhe rendin e ditës për Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme, e cila do të zhvillohet më datë 15 Prill 2019. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv u njohën me raportin e Komisionit të Ligës dhe Garave si edhe me raportin e Komisionit të Infrastrukturës dhe Investimeve në lidhje me punën e zhvilluar gjatë vitit 2018.  

Në këtë mbledhje qeveria e futbollit shqiptar diskutoi edhe për problemin e dhunës në stadiume si edhe për nevojën e një koordinimi më të mirë me të gjithë institucionet.