KOMBËTARJA VIJON PËRGATITJET PËR KOSOVËN, CIKALLESHI E MANAJ SOT PËRPARA MEDIAVE! - FSHF

KOMBËTARJA VIJON PËRGATITJET PËR KOSOVËN, CIKALLESHI E MANAJ SOT PËRPARA MEDIAVE!

Skuadra përfaqësuese shqiptare e futbollit ka vijuar sot programin e saj me seancën stërvitore të paradites, në një kohë që përpara mediave, në vigjilje të ndeshjes me Kosovën, dolën lojtarët Sokol Cikalleshi dhe Rei Manaj. Sulmuesi që është pjesë e skuadrës turke Osmanlispor, për përgatitjet e kësaj sfide miqësore theksoi:

“Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Për mua është gjithmonë si të kem ardhur për herë të parë. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, gjë që do të na ndihmojë në ndeshjen me Kosovën. Ne bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën në stërvitje, pastaj është trajneri ai që vendos për formacionin. Gjithmonë ka pasur ndryshime. Për mua dhe sulmuesit e tjerë ne jemi të gatshëm për çdo situatë, pastaj varet nga zgjedhjet e trajnerit. Në lidhje me ardhjet e reja si Abazaj e Guri, ata janë talente që do t’i shërbejnë ekipit, kanë shumë potencial dhe do të bëjnë më të mirën. Sfida e së marftës me Kosovën është disi më interesante, por do të jetë e luftuar në fushë. Uroj të marrim rezultat pozitiv. Pastaj kemi Ukrainën, ekip disi më i fortë. Jemi ndeshur me këtë skuadër para Europianit dhe na mundi. Do të jetë test i mirë për trajnerin, por edhe për ne lojtarët, për të parë se ku jemi”,- theksoi Cikalleshi.

Ndërsa nga ana e tij futbollisti Rei Manaj deklaroi: “Fillimi i ri për mua duhet të jetë nga shtatori. Duhet të përgatitemi fort për këto dy ndeshje miëqore, sepse janë të rëndësishme jo pak. Nuk them dot se me Kosovën do të jetë më e lehtë, por çdo futbollist dëshiron të fitojë.

E mendoj shpesh golin me Kosovën pas 10 sekondave në fushë, por duhet të shohim përpara. Në mosgrumbullimin tim në kombëtare kanë ndikuar disa faktorë, dhe unë respektoj dhe do të respektoj gjithmonë zgjedhjet e trajnerëve. Unë do të mundohem të bëj më të mirën, sic kam dhënë maksimumin edhe te ekipi U-21, apo edhe më përpara te U-19. Po kështu edhe tani në kombëtare”,- shtoi Rei Manaj.

Paraditen e sotme skuadra realizoi stërvitjen e parë, dhe do të ketë edhe një të dytë pasdite. Të hënën do të jenë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit, futbollistët Lilaj e Gavazaj, si dhe portieri Selmani. Skuadra kuqezi, stërvitjen e së hënës do ta zhvillojë në stadiumin e Zyrihut, në orën 19.00, fushë në të cilën do të zhvillohet edhe ndeshja, teksa sipas programit, në orën 18.30 pritet të dalin para mediave trajneri Christian Panucci së bashku me dy futbollistë.


Duke kontrolluar karten...