KOMBËTARJA  U-21/ TRAJNERI BUSHI THËRRET ZEKËN PËR TË ZËVENDËSUAR ABAZAJN E DËMTUAR! - FSHF

KOMBËTARJA  U-21/ TRAJNERI BUSHI THËRRET ZEKËN PËR TË ZËVENDËSUAR ABAZAJN E DËMTUAR!

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi ka thërritur sot për të qenë në dispozicion të skuadrës, mesfushorin që luan në radhët e Leixoes në Portugali, Agim Zeka. Kjo ftesë e orëve të fundit ka ardhur për shkak të demtimit të futbollistit Kristal Abazaj të Anderlehtit i cili për arësye demtimi nuk mund të jetë pranë skuadrës për dy ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Estoninë. Pak orë më parë trajneri Bushi është vënë në dijeni për këtë dëmtim të lojtarit dhe ka vendosur menjëherë të thërrasë Agim Zekën.