KOMBËTARJA U-21, TRAJNERI BUSHI & SULMUESI MANAJ NË KONFERENCË PËR SHTYP - FSHF

KOMBËTARJA U-21, TRAJNERI BUSHI & SULMUESI MANAJ NË KONFERENCË PËR SHTYP

Sot në orën 12:00 në ambjentet e FSHF-së, trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi dhe sulmuesi Rey Manaj ka dalë në konferencë për shtyp, përpara nisjes në ndeshjen e kthimit Sllovaki U-21 vs Shqipëria U-21.
Bushi përpara medias u shpreh:
“Në fillim dua të përgëzoj ekipin për zëmrën, që dhanë në fushën e lojës. Mendoj se u ndëshkuam, pikërisht aty ku ne kishim frikë 20’ minutat e fundit. Nuk dua të justifikohem, por kishim shumë debutues, që kanë luajtur në këtë takim. Patjetër që kjo humbje na nxjerr nga gara, por jam shumë i gëzuar, pasi ekipi i ka kryer detyrat deri në minutën e 70-të. Luajtëm përballë një ekipi, që ka minuta në këmbë, ndërsa futbollistët tanë, nuk luajnë titullarë në ekipet e tyre. Kjo na ka penalizuar, megjithatë kjo Shqipëri premton për të ardhmen.
Nuk kisha luksin e stolit, për t’i ndërruar futbollistët në rolin e tyre. Kam futur një mesfushor në vendin e mbrojtësit. Ajo që unë dua të them, është se nuk kemi humbur se kemi luajtur në mënyrë të keqe. Kemi dominuar pothuajse në të gjithë lojën dhe jemi ndëshkuar me dy gola në minutat e fundit. E dija që ai terren i vështirë do të favorizonte kundërshtarët”.
Sulmuesi lushnjar Rey Manaj u shpreh i lumtur për dy golat e shënuar ndaj Sllovakisë dhe grumbullimin në kombëtaren U-21.

Video e plotë: