KOMBËTARJA U-21/ AFROHET RONALDO NDREU PAS DËMTIMIT TË FIORIN DURMISHAJT - FSHF

KOMBËTARJA U-21/ AFROHET RONALDO NDREU PAS DËMTIMIT TË FIORIN DURMISHAJT

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga tekniku Alban Bushi vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri e cila do të zhvillohet ditën e martë datë 11 shtator ora 18:30 në Cagliari. Bushi në vigjilje të kësaj miqësoreje e cila do ti shërbejë në formimin e grupit për sezonin tjetër eliminator, nuk do të ketë në dispozicion futbollistin Fiorin Durmishaj. Sulmuesi kuqezi i cili aktivizohet në rradhet e Panionisit në Greqi ka lënë grumbullimin, për shkak të një dëmtimi dhe është thirrur një sulmues tjetër, Ronaldo Ndreu, që aktivizohet në rradhet e VFB Trebbin në Gjermani. Trajneri Bushi pas ndeshjes me Spanjën ka lënë të lirë futbollistin Emir Sahiti për t’iu bashkëngjitur skuadrës së tij në Kroaci Hajduk Split II dhe për ti dhënë mundësi lojtarëve të tjerë të testohen gjatë miqësores me Italinë, ndonëse ishte pjesë e të dyja listave, Sahiti është lënë i lirë për arsye teknike.