KOMBËTARJA U-19/ SHQIPËRIA FITON MIQËSOREN NDAJ ISLANDËS 1-0 - FSHF

KOMBËTARJA U-19/ SHQIPËRIA FITON MIQËSOREN NDAJ ISLANDËS 1-0

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar me rezultatin 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Islandës, zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kanë arritur fitoren falë golit të sulmuesit Ernest Muci, shënuar në fundin e pjesës së dytë në minutën e 45-të. Shqipëria do të zhvillojë edhe një ndeshjë miqësore ndaj kombëtares U-19 të Islandës në datën 10 shtator ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan.
Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alla, Isufi, Kalaj, Dragoshi, Pllumbi, Rama, Koci, Lico, Oshafi, Gavazaj, Halili.