Kombëtarja U-19, hidhet shorti për Europianin - FSHF

Kombëtarja U-19, hidhet shorti për Europianin

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 5 sëbashku me Danimarkën, Maqedoninë e Veriut dhe Çekinë. Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra të cilat do ti luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit Tetor dhe Nëntor 2020. Shqipëria do ti luajë ndeshjet në Çeki në datat 7, 10 dhe 13 Tetor.

Kampionati Europian, UEFA EURO 2021 per U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të zhvillohet në Rumani.