Përveç ekipit kombëtar A, i cili në datën 13 nëntor sikundër është njoftuar do të luajë takimin miqësor në Antalia me kombëtaren e Turqisë, vijojnë përfaqësimet miqësore të skuadrave kombëtare të moshave, të datëlindjeve të ndryshme. Së fundmi është konfirmuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF edhe turneu në Turqi: “2017 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP INTERNATIONAL YOUTH TOURNAMENT”. Ndeshjet e këtij turneu do të zhvillohen nga data 19 deri në datën 26 nëntor, kur do të luhet edhe finalja. Vend organizator dhe pritës është Turqia dhe ndeshjet do të luhen në Kusadasi. Në këtë turne ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe skuadra jonë, e cila sipas rregullit do të përfaqësohet me lojtarë të datëlindjes 2002, që i përkasin edhe ekipit kombëtar U-16.
Ndeshjen do të luhen 2 pjesë me 40 minuta dhe do të marrin pjesë 8 skuadra të ndara në dy grupe. Më poshtë do të mund të gjeni edhe ndarjen e grupeve dhe kalendarin e plotë të ndeshjeve:
GRUPI A GRUPI B
1- TURQIA 1-GREQIA
2-AZERBAIXHANI 2- RUSIA
3-KOSOVA 3- MOLDAVIA
4-SHQIPERIA 4-MALI I ZI
Kalendari i ndeshjeve
20.11.2017 TURQI – KOSOVE 15:00
GREQI – MOLDAVI 15:00
AZERBAIXHAN – SHQIPËRI 11:30
RUSI – MALI I ZI 11:30
21.11.2017 SHQIPERI-TURQI 15:00
MOLDAVI – RUSI 15:00
KOSOVE – AZERBAIXHAN 11:30
MALI I ZI – GREQI 11:30
23.11.2017 TURQI – AZERBAIXHAN 15:00
MOLDAVI- MALI I ZI 15:00
KOSOVE – SHQIPERI 11:30
GREQI – RUSI 11:30
25.11.2017 Finalja për vendin e 3-4-tët 11:30
FINALJA 15:00

















