KOMBËTARJA U-15 NIS GRUMBULLIMIN PËR DY NDESHJET MIQËSORE ME MAQEDONINË, JA LISTA E LOJTARËVE! - FSHF

KOMBËTARJA U-15 NIS GRUMBULLIMIN PËR DY NDESHJET MIQËSORE ME MAQEDONINË, JA LISTA E LOJTARËVE!

Kombëtarja e U-15 ka nisur sot në Korçë grumbullimin e saj në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore të programuara për tu luajtur më 18 dhe 20 shtator me ekipin kombëtar të Maqedonisë të po kësaj moshe. Trajneri i kësaj përfaqësuese, Eqerem Memushaj ka grumbulluar 23 futbollistë që i përkasin datëlindjes 2004-2005 ku shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar. Për këtë grumbullim, trajneri i skuadrës përfaqësuese të U-15, Eqerem Memushaj për faqen zyrtare të FSHF-së, theksoi: “Një grumbullim dhe dy ndeshje që na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy takime ku do të kërkojmë të bëjmë maksimumin tonë në fushë. Mbi të gjitha do jenë dy teste që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjithë performancën e kësaj skuadre në secilin sektor”. Më poshtë, edhe programi i ndeshjeve miqësore të U-15 me Maqedoninë:

Shqipëri – Maqedoni dt.18.09.2018, ora 16:00, stadiumi “Skënderbeu” Korçë
Maqedoni – Shqipëri dt.20.09.2018, ora 16:00, stadiumi “Biljanini” Ohër/Maqedoni