Kombëtarja U-15 fiton miqësoren në Mal të Zi - FSHF

Kombëtarja U-15 fiton miqësoren në Mal të Zi

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka fituar ndeshjen miqësore Mali i Zi 0-1 Shqipëri. Ndeshja u zhvillua sot në orën 11:00 në qendrën e ekipeve kombëtare të Malit të Zi në Podgoricë. Golin e fitores për kuqezinjtë e U-15 e shënoi Eraldo Maksuti në fund të pjesës së dytë. Kjo ishte fitorja e dytë rradhazi përballë malazezëvë pas asaj të datës 22 nëntor në Shkodër ku Shqipëria fitoi 3-0.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ujkaj, Zhuzhi, Cipi, Abazaj, Kreka, Bajraktari, Toma, Kote, Cereni, Hysa, Maksuti.