KOMBETARJA/ Sulmuesi Cikalleshi demtohet, nuk mund te aktivizohet me Spanjen dhe Italine - FSHF

KOMBETARJA/ Sulmuesi Cikalleshi demtohet, nuk mund te aktivizohet me Spanjen dhe Italine

Sulmuesi i ekipit kombetar te futbollit Sokol Cikalleshi ka pesuar nje demtim gjate seances se djeshme stervitore. Gjate rezonances se kryer sot ne “Spitalin Amerikan” rezulton se rikuperimi i tij kerkon deri ne 3 jave kohe. Keshtu Cikalleshi nuk do  mund te luaje dy takimet e ardhshme zyrtare, te vlefshme per eleminatoret e Boterorit “Rusi 2018” ndeshjen Spanje-Shqiperi me 6 tetor dhe ndeshjen Shqiperi-Itali me 9 tetor. Ai do te niset neser drejt klubit te tij per te nisur periudhen e rehabilitimit.


Duke kontrolluar karten...