Kombëtarja shqiptare mbërrin në Vilnius për ndeshjen ndaj Lituanisë - FSHF

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Vilnius për ndeshjen ndaj Lituanisë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pak pas mesditës sot në Vilnius, ku të mërkurën pasdite do të luajë ndaj Lituanisë në duelin e vlefshëm për Nations League.

Pasi është akomoduar në hotel, skuadra i është drejtuar “LFF stadium” të Vilnius për të zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore një ditë pas ndeshjes.
E gjithë seanca është shoqëruar nga reshjet e shiut, ndërkohë që duhet theksuar se fusha e këtij stadiumi, ku do të zhvillohet dhe sfida ndaj lituanezëve, është me bar artificial.

Si zakonisht trajneri Reja ka punuar me anën taktike për të testuar lojtarët në skemat e tij. Me ekipin ka qenë edhe Abrashi, por prania e tij në ndeshje mbetet ende në dyshim të fortë për shkak të dëmtimi në kavilje.

Takimi Lituani-Shqipëri do të luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 18:00.


Duke kontrolluar karten...