Kombëtarja shqiptare e veteranëve triumfon në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj holandezëve të SC Jekerdal - FSHF

Kombëtarja shqiptare e veteranëve triumfon në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj holandezëve të SC Jekerdal

Kombëtarja shqiptare e veteranëve zhvilloi pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshjen miqësore me ekipin holandez të Maastricht, SC Jekerdal.

Në këtë sfidë triumfoi Kombëtarja shqiptare e veteranëve që drejtohet nga tekniku Sulejman Mema, me rezultatin 8-4.

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar që prodhoi emocione dhe gola të shumtë, teksa kuqezinjtë u treguan më të saktë në kontretizimin e rasteve të krijuara.

Kombëtarja e veteranëve ka pasur një sërë aktivitetesh deri më tani, ku muajin e kaluar në “Shtëpinë e Futbollit” u organizua edhe një turne i veçantë në formën e një “triangolareje” ku morën pjesë, Kombëtarja shqiptare e veteranëve, ekipi i veteranëve të Hanover-it dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit.

Gjithashtu, Kombëtarja shqiptare e veteranëve stërvitet çdo javë në “Shtëpinë e Futbollit” duke zhvilluar edhe ndeshje testuese,  ndërsa në muajt në vazhdim do të organizohen të tjera aktivitete.