Kombëtarja shqiptare e veteranëve zhvilloi ndeshjen miqësore me ekipin FC Kosova Schaerbeek në Belgjikë. Sfida që u luajt në Avenue Ernest Cambier, Bruksel, prej orës 14:30 ishte speciale për të dyja ekipet që dhuruan emocione dhe momente të bukura në fushë.
Në fund ndeshje përfundoi me fitoren e Kombëtares shqiptare të veteranëve me rezultatin e thellë 7-3.
Kombëtarja e veteranëve ka pasur një sërë aktivitetesh deri më tani, ku më datë 20 prill zhvilloi në “Shtëpinë e Futbollit” një ndeshje miqësore ndaj ekipit hollandez SC Jakerdal, e cila u mbyll me triumfin e skuadrës shqiptare me rezultatin 8 – 4. Po ashtu, më herët është organizuar edhe një turne i veçantë në formë e një “triangolareje” ku morën pjesë, Kombëtarja shqiptare e veteranëve, ekipi i veteranëve të Hanover-it dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit.
Kombëtarja shqiptare e veteranëve stërvitet çdo javë në “Shtëpinë e Futbollit” duke zhvilluar edhe ndeshje testuese, ndërsa në muajt në vazhdim do të organizohen të tjera aktivitete.






















