Ka përfunduar rreth orës 18:45 me orën lokale të Antalias seanca stërvitore e radhës së ekipit kombëtar të futbollit. E ndarë në dy grupe sipas programit stërvitor të trajnerit Panucci, ne 20 minutat e para u realizua nje nxemje e plote me ushtrime shpejtësie dhe pak shkrythje të lojtarëve. Më pas, stafi kishte planifikuar edhe një ndeshje kontrolli duke parë sërish versione te ndryshme të futbollisteve në fushë, sipas ndarjës së bërë nga vetë trajneri. Një përzgjedhje mix në të dyja skuadrat e ndara për të vlerësuar pozicionet dhe rendimentin e gjithsecilit.
Vetë trajneri Panucci në shumicën e rasteve orientonte gjatë lojës lojtarët në lidhje me veprimet dhe destinacionin e levizjeve të tyre në fushë. Mister Panucci vuri përballe sot dy skuadra të ndryshme nga dje në mënyrë për të parë dhe vlerësuar më mirë situatën taktike të gjithsecilit. Ekipi, ditën e premte ka të planifikuar për të zhvilluar dy seanca stërvitore, si paradite, ashtu edhe pasdite.

















