KOMBETARJA ne ANTALIA, BASHA nuk riaftesohet - FSHF

KOMBETARJA ne ANTALIA, BASHA nuk riaftesohet

Futbollisti Migjen BASHA nuk mund te riaftesohet dot per ndeshjen miqesore me Turqine ne 13 nentor. Pas disa seancave stervitore te zhvilluara me lojtarin vecmas skuadres, dhe me nje program te vecante mesfushori i ekipit kombetar Migjen Basha eshte larguar sot nga rezidenca e ekipit perfaqesues ne Antalya. Ai do te vazhdoje te ndjeke fazen e rikuperimit prane klubit te tij. Trajneri pas nje konsultimi me stafin mjekesor te skuadres vendosi qe lojtari te largohet per shkak se koha e rikuperimit te tij eshte e gjate dhe nuk mund te jete gati per kete miqesore. Gjate ketyre diteve Migjen Basha eshte stervitur vecmas skuadres, por koha e rikuperimit te tij zgjat jo pak. Nderkaq, edhe per efekt kohe trajneri Christian Panucci nuk do te therrase zevendesues te ri, pas largimit te Bashes.


Duke kontrolluar karten...