Kombëtarja mbërrin në Francë - FSHF

Kombëtarja mbërrin në Francë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Francë, në prag të ndeshjes eliminatore të Euro 2020 kundër Francës, që do të zhvillohet më 7 Shtator, në orën 20:45, në Stade de France.

Në orën 11:15 skuara sëbashku me stafin që i shoqëron, kanë lënë pistën e aeroportit të Rinasit dhe pas dy orësh kanë mbërritur në aeroportin e Parisit. Ekipi është akomoduar menjëherë në Hotel, ku kanë drekuar përpara se të drejtohen për në fushën stërvitore ku do të kryejnë stërvitjen e rradhës në orën 18:30.

Skuadra është e plotë dhe nesër do të zhvillohet në Stade de France konferenca për shtyp përpara ndeshjes dhe seanca zyrtare stërvitore.