KOMBËTARJA HUMBET MIQËSOREN, KOSOVË 3-0 SHQIPËRI - FSHF

KOMBËTARJA HUMBET MIQËSOREN, KOSOVË 3-0 SHQIPËRI

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses se Kosovës, Kosovë 3-0 Shqipëri, të zhvilluar sonte në mbrëmjë në oren 20:00 në stadiumin “Letzigrund” në Zyrih të Zvicrës. Trajneri Panucci aktivizoi disa futbollistë të rinj të cilët do ti shërbejnë për të ardhmen, në ndeshjet zyrtare.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore përfundoi me rezultatin Kosovë 1-0 Shqipëri, me gol të Arbër Zenelit në minutën e 20-të, në pjesën e dytë përfaqësuesja e Kosovës realizoi edhe dy gola të tjerë, ku Zeneli shënoi edhe golin e dytë në minutën e 51-të dhe Edon Zhegrova trefishoi, rezultatin në minutën e 67-të.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Berisha, Hysaj, Veseli, Djimsiti, Lika, Cikalleshi, Guri (’68 Balaj), Ndoj (’69 Abazaj), Ramadani, Roshi (’44 Sabien Lilaj); (’68 Mavraj) , Qaka (’44 Manaj).

Përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe një ndeshjë miqësore në datën 3 qershor ndaj përfaqësueses së Ukrainës në Evian të Francës.


Duke kontrolluar karten...