Kombëtarja fiton 2-0 përballë Moldavisë në "Elbasan Arena" - FSHF

Kombëtarja fiton 2-0 përballë Moldavisë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, ka fituar 2-0 ndaj përfaqësueses së Moldavisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 20:45 e vlefshme për kualifikueset EURO 2020.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura ndonëse skuadra jonë ka qenë gjatë gjithë kohës në kërkim të golit. Pjesën e dytë kuqezinjtë e kanë filluar ndeshjen vrullshëm dhe trajneri Reja hedh në fushën e lojës Sokol Cikalleshin, i cili në minutën e 66-të shënon golin e parë të ndeshjes. Golin e dytë, që vulosi edhe fitoren e shënoi Ramadani pas një aksioni të bukur në zonën kundërshtare, pikërisht në minutën e 90+3.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Berisha, Lenjani (‘Roshi), Hysaj, Veseli, Ismajli, Ramadani, Sadiku (’57 Cikalleshi), Uzuni, Mavraj (c), Kace (’84 Qose), Abrashi.

Renditja e grupit H, ku bëjmë pjesë:
Francë 9 pikë
Turqi 9 pikë
Island 9 pikë
Shqipëri 6 pikë
Moldavi 3 pikë
Andorra 0 pikë