KOMBETARJA E FEMRAVE, TE SHTUNEN MIQESORJA E PARE ME BULLGARINE - FSHF

KOMBETARJA E FEMRAVE, TE SHTUNEN MIQESORJA E PARE ME BULLGARINE

Skuadra kombetare A e femrave ne futboll gjendet ne Bullgari ku po pergatit dy ndeshjet miqesore te 9 dhe 12 dhjetorit me ekipin e vajzave te Bullgarise. Diten e premte trajneri i skuadres Armir Grima zhvilloi nje seance stervitore paradite duke pare edhe disa opsione taktike te mundshme. Demtime nuk ka, nderkohe qe vajzat kerkojne te marrin me insistim nje fitore, duke e vleresuar maksimalisht kete ndeshje. Trajneri Grima thekson se brenda ekipit ka nje klime ekselente, dhe vajzat jane mese te angazhuara: “Dy ndeshje miqesore qe na sherbejne jo pak per vijimesine. Do luajme me menyren tone duke kerkuar realisht qe te shfrytezojme hapesirat e lira qe mund ta na jape kundershtari. Gjithmone duke bere shume shume kujdes edhe ne repartin difensiv” – theksoi Grima. Ndeshja e pare miqesore luhet te shtunen (neser) ora 14.00.


Duke kontrolluar karten...