KOMBËTARJA E FEMRAVE, SOT PËRBALLJA ZYRTARE NE POLONI - FSHF

KOMBËTARJA E FEMRAVE, SOT PËRBALLJA ZYRTARE NE POLONI

Sot në orën 17:30 kombëtarja shqiptare e futbollit për femra do të zhvillojë ndeshjen e rradhës për eliminatoret e Botërorit “Francë 2019” , Poloni-Shqipëri ora 17:30 në “Osrodek Sportu i Rekreacji” – Wloclawek.

Përfaqësuesja e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka mbërritur ditën e djeshme në shtetin polak dhe sot do të përballen me Poloninë e femrave të cilët janë në vendin e dytë të grupit numër 2, ku bëjmë pjesë sëbashku me Bjellorusinë, Zvicrën, Skocinë dhe Poloninë.

Këto janë rezultatet në ndeshjet e zhvilluara deri tani të Shqipërisë së femrave:

Shqipëri       (1-4)     Zvicër,  15 shtator 2017
Bjellorusi     (1-0)     Shqipëri,  19 shtator 2017
Skoci            (5-0)    Shqipëri,  24 tetor 2017
Shqipëri       (1-4)     Poloni,  24 nëntor 2017
Zvicër           (5-1)     Shqipëri, 28 nëntor 2017

Renditja e grupi 2, ku bëjmë pjese:
Zvicra             15 pikë
Polonia           6 pikë
Skocia             6 pikë
Bjellorusia       3 pikë
Shqipëria        0 pikë

Ndeshja e rradhës e përfaqësueses së femrave do të luhet në “Elbasan Arena” Shqipëri-Bjellorusi me 10 prill, ky hyrja do të jetë FALAS.