Kombëtarja e femrave/ Armir Grima në konferencë për shtyp ku foli për ndeshjen ndaj Skocisë - FSHF

Kombëtarja e femrave/ Armir Grima në konferencë për shtyp ku foli për ndeshjen ndaj Skocisë

Trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për listën e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjen e datës 8 nëntor, Shqipëri-Skoci e vlefshme për eliminatoret e EURO 2021. Shqipëria e femrave, pjese e grupit E, ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin “Elbasan Aren” ora 18:10.

Në fjalën e tij përpara medias, Grima u shpreh:”Është një vlerësim i madh për mua, që FSHF, në asnjë moment nuk e ka humbur besimin tek unë, pas gjithë atyre problemeve që kalova. Jam i lumtur që më rikthyen në detyrë dhe do të vazhdoj punën time, aty ku e lash në drejtimin e kombëtares së femrave. Kjo periudhë e munguar ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, që nuk ia uroj askujt. Ne e dimë kë skuadër kemi përballë, Skocia është një nga pëfaqësueset më elitare dhe detyra jonë, objektivi ynë është të marrim maksimumin e vajzave në fushën e blertë. Ne e njohim kundërshtarin e radhës, ama njoh edhe vlerat e vajzave që drejtoj, që po të punojnë fortë, surprizojnë çdo lloj kundërshtari.”

Lista e futbollisteve të grumbulluara: