Kombëtarja e femrave, 70 futbolliste testohen në Kamëz për U-17 & U-19 - FSHF

Kombëtarja e femrave, 70 futbolliste testohen në Kamëz për U-17 & U-19

Ditën e sotme në qendrën sportive në Kamëz, janë zhvilluar seleksionimet për kombëtaren e femrave mosha U-17 dhe U-19. Të pranishëm në këto testime ishin trajnerët përkatës Agustin Kola i U-17 dhe Maringlen Kule i U-19 së femrave. Gjithashtu në këtë vëzhgim ishin të pranishëm trajneri i kombëtares A, Armir Grima i shoqëruar nga specialistët e futbollit Sulejman Mema dhe Florian Riza.

Grupi i punës ka vëzhguar me kujdes plot 70 futbolliste femra të cilat kanë treguar në fushën e blertë më të mirën e tyre. 40 vajza futbolliste janë testuar për U-17 dhe 30 për U-19 e femrave. Ky është seleksionimi i parë për këtë vit si edhe do të pasojë me grumbullime të tjera përgjatë 2020. Futbolli i femrave është një nga shtyllat prioritare të Federatës së Futbollist sëbashku me futbollin e fëmijëve.