KOMBËTARJA A E FEMRAVE, DY NDESHJE MIQËSORE ME BULLGARINË - FSHF

KOMBËTARJA A E FEMRAVE, DY NDESHJE MIQËSORE ME BULLGARINË

Pas zhvillimit të ndeshjeve zyrtare eleminatore me Poloninë dhe me Zvicrën, skuadra përfaqësuese A e femrave ka planifikuar dy takime miqësore në Bullgari në muajin dhjetor. Pas konfirmimit edhe nga Sektori përkatës në Federatën Bullgare të futbollit, në datat 9 dhe 12 dhjetor do të luhen dy takimet miqësore. Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Kombëtare të Futbollit në Sofje. Takimi i parë do të luhet në datë 9 dhjetor, ora 14.00, ndërsa pas tre ditësh, në datën 12 dhjetor, në orën 11.00 do të zhvillohet edhe sfida e dytë miqësore. Këto dy ndeshje janë një mundësi më shumë për trajnerin e ekipit kombëtar A të femrave Grima për të provuar elementë të tjerë, gjithmonë në shërbim të skuadrës. Kombëtarja e femrave do ti kthehet takimeve zyrtare eleminatore në muajin Prill të vitit të ardhshëm me ndeshjen në Poloni.


Duke kontrolluar karten...