KF Teuta U-19, fituese e Grupit B në Kategorinë Superiore - FSHF

KF Teuta U-19, fituese e Grupit B në Kategorinë Superiore

KF Teuta U-19 e mbylli sezonin si kryesuese e Grupit B në Kategorinë Superiore, pas ndeshjes së luajtur në Pogradec ndaj rivalëve vendas. Skuadra bregdetare e kishte siguruar kreun e këtij grupi më parë, ndërkohë që takimi i sotëm përfundoi me rezultatin 1-4 për KF Teutën .
Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur pogradecar, Ylli Çekiçi, i dorëzoi kupën e fituesit KF Teutës U-19 në ceremoninë e organizuar në fund të këtij takimi.