Këshilltari Teknik Rajonal i FIFA-s për Europën, Tomas Danilivicius vizitë zyrtare në FSHF - FSHF

Këshilltari Teknik Rajonal i FIFA-s për Europën, Tomas Danilivicius vizitë zyrtare në FSHF

Tomas Danilivicius, Këshilltar Teknik Rajonal i FIFA-s për Europën zhvilloi këtë të premte një vizitë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Përfaqësuesi i FIFA-s realizoi një sërë takimesh, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, e në vazhdim me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, me Përgjegjësin e futbollit të fëmijëve në FSHF, Andi Zëre dhe me Drejtorin e Futbollit Amator të FSHF-së, Jurgen Demneri.

Fokusi kryesor i diskutimit ka qenë në lidhje me projektet e së ardhmes të Drejtorisë Teknike mbi zhvillimin e Futbollit në Shqipëri. Tomas Danilivicius u njoh me punën e bërë dhe me projektet aktuale që janë ndërmarrë nga FSHF për të zhvilluar sa më shumë futbollin e fëmijëve, futbollin amator por edhe për zbulimin e talenteve.

Këshilltari teknik Rajonal i FIFA-s për Europën, Tomas Danilivicius shprehu mbështetjen e tij dhe të FIFA-s si edhe dha disa sugjerime në lidhje me projektet e së ardhmes.