KE RATIFIKON DISA NDRYSHIME NË KALENDARIN E KAMPIONATIT - FSHF

KE RATIFIKON DISA NDRYSHIME NË KALENDARIN E KAMPIONATIT

Për shkak se skuadra e KF Skënderbeu u kualifikua për në fazen e grupeve të UEFA Europa League, si dhe fillimit të kampionatit në muajin shtator, kalendari i kampionatit të Kategorisë Superiore pëson nje ngjeshje të datave të ndeshjeve .

Për këtë arsye Komiteti Ekzekutiv i FSHF me një vendim qarkullues vendosi që java e 3-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu luajtur në datë 20 shtator të spostohet në datën 24 shtator, dhe java e 15-të e kampionatit, e planifikuar në datë 6 dhjetor të luhet në datë 10 dhjetor.

Dy javet e spostuara do të rikuperohen gjatë vitit 2018 në datë 28 shkurt dhe 9 maj 2018.