KE miraton projekte dhe ndryshime

 Ne mbledhjen e  dates 16 nentor 2012 Komiteti Ekzekutiv I Federates Shqiptare te Futbollit mori disa vendime te rendesishme te cilat jane te lidhura me mbarevajtjen e punes ne futbollin shqiptar.

  1. U mor ne shqyrtim dhe u aprovua propozimi  I projektit per konstruksionin e fushes  ne stadiumin e qytetit te Lushnjes.
  2. Federata Shqiptare e Futbollit vendosi te jape nje ndihme financiare me 50 mije Euro per zhvillimin e futbollit ne Kosove.
  3. U vendos qe ne Kampionatin  Kombetar te  Kategorise se Trete per edicionin  2012-2013 te marrin pjese skuadrat e Shkolles se Mjeshtrise Durres dhe Tirane.
  4. U aprovuan ndryshimet ne rregulloren e Licensimit  per skuadrat qe do te marrin pjese ne Kompeticionet Europiane,  bazuar ne kerkesat e reja te UEFA-s.
  5. U miratuan Dekorimet e fundvitit  Nderi I Futbollit, Legjenda e Futbollit dhe Pllakate Mirenjohje per figurat e shquara ne historine e futbollit shqiptar. Keto Dekorime do te behen publike ne mbremjen e Festes Gala me date 21 dhjetor  2012.