Vjen fitorja për skuadrën kombëtare të U-17, nën drejtimin e trajnerit Mustedanagiç. Në turneun që po zhvillon në Kazakistan, pas dy humbjeve të para ndaj Gjeorgjisë dhe Kazakistanit vendas, skuadra kombëtare arrin të fitojë thellë, 4-1 me skuadrën e Kirgistanit. Golat për skuadrën kuqezi të 17-vjeçarëve u shënuan nga: Bozhanaj I cili shkoi në gol, dy herë, më pas Shima dhe në fund golin e katërt e ka shënuar Kuqi. Trajneri i skuadrës në këtë turne është duke vlerësuar edhe gjendjen e ekipit, futbollistëve, për të përgatitur sa më mirë eleminatoret e tetorit që do ti zhvillojë në Tiranë. Në takimet e para për “Kazakistan President Cup 2017”, Shqipëria humbi me Gjeorgjinë 0-5, në ndeshjen e dytë humbet me vendasit 2-0 dhe sot ka arritur një fitore me Kyrgistanin 4-1.

















