Kategoritë e punonjësve të futbollit që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF - FSHF

Kategoritë e punonjësve të futbollit që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë kur vendi ynë është paralizuar për shkak të virusit Covid-19.

Ky vendim iu përcoll profesionistëve të futbollit nga Presidenti Armand Duka, i cili theksoi se kjo masë përfshin periudhën 15 Mars-15 Prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 Prill-15 Maj.

Por cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë?
·   Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
·   Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
•  Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
·   Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.
·   Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
·   Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.
·   Klubet e kampionatit të femrave.
·   Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.