Kategoria Superiore U-21 / Njihuni me kalendarin dhe skuadrat pjesëmarrëse - FSHF

Kategoria Superiore U-21 / Njihuni me kalendarin dhe skuadrat pjesëmarrëse

Sezoni 2020-2021 do të përkojë edhe me fillimin e kampionatit të parë kombëtar të skuadrave U-21. Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për krijimin e këtij kampionati tashmë është materializuar me 13 skuadra që do të jenë pjesëmarrëse në këtë edicion.

Në “Air Albania Stadium” u hodh shorti për këtë kategori. Në prani të përfaqësuesve të klubeve, specialistët e sektorit të garave, Eraldi Shera dhe Endi Hyka, njohën klubet me rregulloret e këtij kompeticioni dhe hodhën shortin për 26 javët e aktivitetit më të ri futbollistik në vend. Edicioni fillon mesjavën e ardhshme me këto çifte të javës së parë:

Kukësi-Apolonia
Bylis-Tirana
Laçi-Dinamo
Teuta- Vllaznia
Shënkolli-Football Republic
Akademia e Futbollit-Kastrioti
(Turbina pushim javën e parë)

Kalendari i Kategorisë Superiore U-21