Kategoria e Tretë / Luhet java e tretë, njihuni me rezultatet - FSHF

Kategoria e Tretë / Luhet java e tretë, njihuni me rezultatet

Edicioni 2024/2025 i kampionatit Kategoria e Tretë ka nisur më datë 17 nëntor dhe deri tani janë luajtur tre javët e para. Në javën e tretë u zhvilluan disa përballje interesante në të dyja grupet.

Në grupin A u zhvilluan 4 ndeshje që prodhuan dy rezultate të thella dhe dy barazime. Partizani mundi Klosin me rezultatin 6-1, ndërsa Eagle Football triumfoi ndaj Olimpic Shkodra 7-3. Ndërkohë, Bulqiza barazoi me Himarën me rezultatin 1-1 dhe Shiroka me UET përfundoi me të njëjtin rezultat.

Në grupin B, Bylis mundi Përmetin 5 – 3, ndërsa Gramozi fitoi ndaj Labërisë 4-1. Fitore arriti edhe Osumi, pasi mposhti Tepelenën me rezultatin minimal 1 – 0, ndërsa ndeshja Skrapari – Albpetrol u ndërpre në minutën e 78-të për shkak të një incidenti.

Rezultatet e javës së tretë të Kategorisë së Tretë:

Grupi A
Partizani 6-1 Klosi
Bulqiza 1-1 Himara
Shiroka 1-1 UET
Eagle Football 7-3 Olipmic Shkodra

Grupi B
Bylis 5-3 Përmeti
Gramozi 4-1 Laberia
Osumi 1-0 Tepelena
Skrapari-Albpetrol *e ndërprerë

 

 

 


Duke kontrolluar karten...