Kategoria e Tretë/ Luhet java e dytë, njihuni me rezultatet - FSHF

Kategoria e Tretë/ Luhet java e dytë, njihuni me rezultatet

Kategoria e Tretë, e organizuar nga Federata e Futbollit ka mbyllur sot javën e dytë me dy ndeshjet e fundit për këtë garë futbollistike. KF Pirust 0-6 KF Valbona dhe Shkëndija Tr 2-6 KF Osumi.

Kampionati i Kategorisë së Tretë përbëhet nga 8 skuadra dhe zhvillohet me sistem grumbullimi pikësh. Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar dhe do të organizohen tek Qendra Sportive Kamëz.

Më poshtë do të gjeni rezultatet e dy javëve të para për këtë kampionat:
Java e Parë
KF Divjaka 6-2 Shkëndija Tr
Labëria FC 9-0 KF Pirust
FK Valbona 2-2 FC Kinostudio
FC Bulqiza 6-0 KF Osumi

Java e Dytë
KF Divjaka 1-1 Laberia FC
FC Kinostudio 1-2 FC Bulqiza
KF Pirust 0-6 KF Valbona
Shkëndija Tr 2-6 KF Osumi