Kategoria e Tretë, më 28 tetor fillon regjistrimi për edicionin 2019-2020 - FSHF

Kategoria e Tretë, më 28 tetor fillon regjistrimi për edicionin 2019-2020

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjitha klubet dhe skuadrat e interesuara se më datë 28 tetor 2019, ditë e hënë, do të fillojnë regjistrimet për sezonin e ri, të Kategorisë së Tretë, edicioni futbollistik 2019-2020.

Periudha për tu anëtarësuar dhe për tu bërë pjesë e kësaj gare është 28 tetor-20 nëntor 2019. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrës së Futbollit Amator në FSHF. Gjithashtu për tu informuar mund të dërgoni një email (mbaci@fshf.al), në adresë të përgjegjësit të këtij sektori, z.Millan Baçi, i cili do të ndihmojë në çdo procedurë.