Në prezencën e zyrtarëve të klubeve të Kategorisë Superiore të moshave U-19 & U-17 u hodh sot në ambjentet e FSHF, shorti për kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore, për sezonin 2018-2019, për Grupet A dhe B. Shefi i Sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi sëbashku me specialistin e këtij departamenti, Eraldi Shera, realizuan edhe procedurën e hedhjes së shortit, ku secili prej përfaqësuesve të klubeve tërhoqi goglat që korrespondonin në numrin përkatës, si për ekipet e grupit A, ashtu edhe për ato në grupin B.
Sezoni 2018-2019 i Kategorisë Superiore për moshat do të nisë në datën 2 shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit:
U-19 Superiore Grupi A Kalendar
U-17 Superiore Grupi A Kalendar
U-19 Superiore Grupi B Kalendar
U-17 Superiore Grupi B Kalendar

















