Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari për javën e 32-të & 33-të - FSHF

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari për javën e 32-të & 33-të

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar edhe kalendarin e dy javëve të fundit në Kategorinë e Parë. Java e 32-të do të luhet më datë 4 maj në orën 16:00. Ndërsa java e 33-të do të zhvillohet më datë 8 dhe 9 maj. Pesë takime do të luhen të mërkurën më datë 8 maj në orën 16:00, ndërsa sfida Bylis – Elbasani do të zhvillohet të enjten më datë 9 maj në 16:00.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:

3-6

4-5

Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.

Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.

Më poshtë edhe kalendari i plotë:

Kategoria e Parë / Java 32

Elbasani – Tomori                                04.05.2024                                16:00

Vora – Bylis                                            04.05.2024                                16:00

Flamurtari – Luzi 2008                       04.05.2024                                16:00

Apolonia – Besa                                     04.05.2024                                16:00

Lushnja – Kastrioti                               04.05.2024                                16:00

Korabi – Burreli                                     04.05.2024                                16:00

Kategoria e Parë / Java 33

Kastrioti – Korabi                                   08.05.2024                               16:00

Tomori – Lushnja                                   08.05.2024                               16:00

Besa – Flamurtari                                   08.05.2024                               16:00

Burreli – Apolonia                                  08.05.2024                               16:00

Luzi 2008 – Vora                                    08.05.2024                               16:00

Bylis – Elbasani                                       09.05.2024                               16:00