Kapiteni Lala iken si HERO - FSHF

Kapiteni Lala iken si HERO

Kapiteni i Kombetares se Shqiperise Altin Lala eshte larguar si hero nga stadiumi i Hanoverit.

Mesfushori legjendar i futbollit tone ka provuar emocionet e nje feste madheshtore e cila eshte organizuar per nder te largimit te tij nga Hanover 96.

Per 8 vjet radhazi Lala mbajti shiritin e kapitenit tek skuadra e njohur gjermane duke dhuruar spektakel, cilesi dhe suksese. Ne nje nga kampionatet me te forte te Kontinentit Europian Altini la gjurmet e tij jo vetem si nje lojtar i madh por edhe si nje shok, mik e njeri me vlera te rralla.

Te gjithe sportdashesit e Hanoverit por edhe me gjere ne Gjermani  e njohin dhe vleresojne “floririn e vogel” shqiptar i cili ruajti, tregoi dhe demonstroi me nje vertetesi superlative gjithcka rreth jetes se tij ne fushe e jashte saj.

Duke ikur nga Hanover 96  te gjithe e falenderuan Lalen per kontributin e tij te rralle dhe i uruan suksese tek skuadra e dyte e Bajern Mynih e cila do te jete shtepia e re por ndoshta dhe e fundit e karrieres se ketij lojtari  te njohur.

Altin Lala eshte futbollisti i shquar i  kuqezinjve sepse ne jeten e tij futbollistike ne Konbetaren ai mban disa rekorde interesante ku pa dyshim ne krye te listes jane ndeshjet e luajtura per  Kombetaren e Shqiperise, plot 78 te tilla.