Kampionati i moshave ngre siparin e edicionit të ri futbollistik - FSHF

Kampionati i moshave ngre siparin e edicionit të ri futbollistik

Ndeshjet e kampionatit të moshave kanë ngritur këtë të shtunë siparin e edicionit të ri futbollistik për të vijuar nesër me ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë dhe në mesjavë me javën e parë të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

Në Kategorinë Superiore U-17, Grupi A, është luajtur ndeshja KF Partizani – KF Shkodra, që përfundoi me fitoren 2-3 të shkodranëve, ndërsa në Grupin B të kësaj kategorie u luajt ndeshja Football Republic – Sh.F.Pepa, që përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve.

Në Kategorinë Superiore të moshës U-19, Grupi A, u ndeshën KF Partizani – KF Shkodra, me sfidën që u mbyll me rezultatin 0 – 1, kurse në Grupin B të kësaj kategorie u luajt takimi Football Republic – FK Elbasani, që përfundoi me shifrat 3-1.