Kampionati Kombëtar U-15, FC Internacional Tirana shpallet kampione - FSHF

Kampionati Kombëtar U-15, FC Internacional Tirana shpallet kampione

U zhvillua sot në “Elbasan Arena” finalja e madhe e kampionatit kampionatit kombëtar U-15 mes FC Internacional Tiranës dhe FK Apolonisë. Pas një sfide mjaft të bukur FC Internacional Tirana u shpall kampione, pasi mundi me rezultatin 2-1 FK Apoloninë.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të finales, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i dorëzoi trofeun e kampionit djemve të FC Internacional Tirana.

Për t’u theksuar fakti se ky aktivitet është një risi për FSHF-në, pasi është sezoni i parë që zhvillohet një kampionat i tillë për këtë grupmoshë. Apolonia vinte në këtë finale si fituese e Grupit B, ndërsa FC Internacional Tirana ka kryesuar bindshëm dhe me meritë Grupin A.

Finalja u ndoq me interes edhe nga stafet e ekipeve kombëtare për të evidentuar gjendjen e lojtarëve të talentuar, të cilët aktivizohen në këto dy skuadra.