Kampionati Kombëtar i Futsallës / Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia mposht Partizanin - FSHF

Kampionati Kombëtar i Futsallës / Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia mposht Partizanin

Pas finales së Kupës, është rikthyer Kampionati Kombëtar i Futsallës, teksa janë luajtur të dielën dhe të hënën ndeshjet e javës së shtatë.

Në takimin e së dielës, Tirana pësoi humbjen e parë për këtë sezon ndaj Flamurtarit. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vlonjatëve. Pavarësisht humbjes, bardheblutë vijojnë të kryesojnë kampionatin, teksa janë në vendin e parë me 18 pikë.

Sakaq, në sfidën e luajtur në kompleksin “Goga Basket” në Durrës, Vllaznia mposhti skuadrën e Partizanit me shifrat 7-6. Shkodranët falë kësaj fitoreje ngjiten në vendin e dytë, me 8 pikë, ndërsa Flamurtari dhe Partizani ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, me 7.

Rezultatet e javës së shtatë të Kampionatit të Futsallës:

Tirana Futsal – Flamurtari Futsal 1-3

Partizani Futsal – Vllaznia Futsal 6-7

 

Renditja:

1 Tirana Futsal         18 pikë

2 Vllaznia Futsal       8 pikë

3 Flamurtari Futsal  7 pikë

4 Partizani Futsal     7 pikë